Real Madridi bën ofertën e parë për Bellingham

Real Madridi ka disa muaj që po ndjek Jude Bellingham pasi Florentino Perez e konsideron atë trashëgimtarin ideal të Luka Modric brenda mesfushës, për këtë arsye i ka bërë propozimin e parë formal Borussia Dortmundit.

Mesfushori anglez ka qenë një nga lojtarët më të spikatur në Bundesligë në dy-tre sezonet e fundit dhe ka shumë skuadra që po luftojnë për ta tërhequr në skuadrat e tyre.

Sipas gazetës Sport, skuadra madrilene ka marrë tashmë vendimin për të shkuar për kontratën e tij.

Mediumi i lartpërmendur siguron se Real Madridi do t’i ofrojë 100 milionë euro, plus 40 të tjera në varësi të objektivave, propozim që për momentin i vendos ata në krye të garës për të marrë lojtarin e talentuar anglez.