Real Madridi

Real Madrid në kërkim të një mbrojtësi të ri – Krijohet lista prej katër kandidatëve potencial

Real Madridi nuk është i njohur për dhembshurinë  e tyre kur bëhet fjalë për veteranët e tyre, pasi i ka larguar pa ndonjë problem lojtarët si Cristiano Ronaldo, Sergio Ramos dhe Casemiro kur oferta të kënaqshme erdhën në drejtim të tyre.

Luka Modric tashmë po konsiderohet si veterani i ardhshëm që mund të largohet nga Santiago Bernabeu, por Los Blancos po përgatiten për një tjetër largim të madh.

Në rastin e kroatit, Real Madrid ka opsione të shumta në mesfushë, me Aurelien Tchouameni, Eduardo Camavinga dhe Fede Valverde të uritur për të marrë më shumë minuta. Nacho Fernandez nuk ka qenë pothuajse asnjëherë titullar për Real Madridin, por ka luajtur një rol vendimtar si pjesë e skuadrës për dekadën e fundit.

Megjithatë, Nacho i cili së shpejti do të mbush 34 vjet, ka të ngjarë të jetë afër fundit të kohës së tij në klub dhe ani pse rinovoi kontratën verën e kaluar, ai ishte afër largimit gjithashtu.

Sipas mediumit katalan “Sport”, Real Madridi është në kërkim të zëvendësuesit të tij eventual. Me David Alaba, Eder Militao dhe Antonio Rudiger present në ekip, ata kanë tre lojtarë me përvojë dhe kështu do të kërkojnë një lojar më të ri në moshë për tu zhvilluar në “Santiago Bernabeu”.

Lojtarët e akademisë si Rafa Marin (i huazuar në Alaves), Alvaro Carrillo dhe Marvel janë që të gjithë opsione reale për t’u bërë pjesë e ekipit të parë.

Tashmë janë zbuluar katër alternativat të cilat klubi madrilen është duke i shqyrtuar me shumë kujdes.

Mbrojtësi i Sporting Lisbonës, Ousmane Diomande, ka lënë përshtypje të mëdha nën drejtimin e Ruben Amorim si 19-vjeçar. Leny Yoro një tjetër kandidat ka luajtur në më shumë se gjysmën e ndeshjeve me Lille këtë sezon.

Pak më lartë në listë qëndrojnë Giorgio Scalvini i Atalantas dhe Malick Thiaw i Milanit. Ky i fundit raportohet se mund të largohet për 20 milionë euro, megjithëse kjo tingëllon paksa si shumë e ulët nëse marrim parasysh paraqitjet e tij me fanellën kuqezi.

Real Madrid padyshim që do të shfrytëzojë brezin e ri të lojtarëve që ka në ekip momentalisht për të joshur ndonjërin prej tyre që të pranojë ofertën e tyre, duke ditur se ata do të hasin në konkurrencë të fortë edhe nga klubet tjera evropiane.