REAL MADRID MBRETËRON EDHE NË FINLANDË: Tani janë 29 trofe ndërkombëtarë, por Don Carlo vendos rekordin e ri!

Sezoni europian nisi sërish me Superkupën te cilen e ka fituar sonte Real Madrid ne finalen e zhvilluar ne Finlande me dy golat e Alaba dhe Benzema. Nga njëra anë fituesit e Champions League, Real Madridi i Carlo Ancelottit, nga ana tjetër Eintracht që fitoi Europa League.

Kjo mbrëmje ishte hera e parë në një garë zyrtare që dy skuadrat takohen sërish pas finales së Kupës Evropiane të vitit 1960, kur Merengues mposhtën gjermanët 7-3 në Glasgow.

Dhe, ashtu sipas parashikimeve ne fushe dominon vetem ekipi i Carlo Ancelottit, qe luan topin, krijon raste dhe shperdoron madje edhe ne mungese te fatit. Vinicius Jr i paarritshem, Benzema lider dhe sigurisht edhe nje Alaba me shume! Pikerisht austriaku ka meriten e golit te pare te shenuar nga kampionet e Europes ne pjesen e pare pas nje mori rastesh. Ne pjesen e dyte Casmeiro godet

shtyllen kurse Benzema finalizon nje aksion te bukur nga krahu te VInicius Jr

Karim Benzema shënoi golin e tij të 324 me Real Madridi duke shkuar përpara Raulit për t’u bërë golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e Real Madridit. Nje mbremje e vecante po aq sa dhe e bukur pasi u çmua edhe si lojtari me i mire i Champions League te vitit te shkuar…

Vlen të theksohet se në pjesën e dytë Ancelotti aktivizoi edhe blerjet e reja si Tchouameni dhe Rudiger, ndërsa Reali konfirmoi se është gati për sezonin e ri Pjesa tjeter ishte menaxhim per djemte e Ancelottit.

Per Real Madrid eshte Superkupa e 5 e Europes dhe tashme ne total jane 29 trofe per galaktiket sa i perket trofeve nderkombetare, duke lene keshtu pas Milanin me 18, ashut si Boca Juniors dhe Indipendiente.

Ndjek Barcelona me 17. Carlo Ancelotti ka fituar Superkupen e tij Europiane numer 4 ne karriere si trajner. Dy me Milanin dhe dy me Real Madrid. Ancelotti ka tashme 24 trofe nderkombetare si trajner…