Aktivisti i LDK-së, Art Merkoja, ka qenë i ftuar në “Frontal” të T7.

Ai ishte ndalur nga ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për shkak se barte logon e LDK-së.

Merkoja tha se nuk është frikësuar nga Sveçla dhe e ndjen veten qyetetar të lirë.

“Unë jam krenar dhe i mbaj me nder këto tri shkronja. Ministri shkoi në drejtim të katedreles. Pastaj u kry çdo sen, isha rrugës për seli dhe e pash reagimin, LDK-së i tregova si ka ndodhur rasti, ata reaguan në një komunikatë për media. Unë nuk jam frikësuar, jam qytetar i lirë i Prishtinës, jam lindë e rrit këtu”, ka thënë ai.