Agron Abrashi, mbështetës i Lëvizjes Vetëvendosje, ka kërkuar falje publike ndaj gazetarit Arsim Lani, pasi më herët e kishte fyer dhe akuzuar pa prova.
Abrashi pranoi se komenti i tij ishte “reagim emocional, i pambështetur në logjikë, fakte apo dëshmi.”
Gjithçka nisi pas publikimit të një videoje të shkurtuar nga deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi, nga intervista në emisionin “Frontal” të T7.
Në video paraqitej përplasja mes deputetit dhe gazetarit Lani, duke i dhënë hapësirë vetëm qëndrimit të deputetit.
Në komentet e videos, Agron Abrashi kishte shkruar:
“Ky i ashtuquajtur gazetar është në listën e pagesës për propagandë të egër dhe të ulët dhe të ndyrë ndaj të gjithë vlerave kombëtare.”
Megjithatë, një javë më vonë, Abrashi tërhoqi akuzat dhe kërkoi falje publike, duke pranuar mungesën e provave.Reklamë
“Tërheq komentim tim drejtuar Kryeredaktorit të T7, nga intervista me Adnan Abrashin, dhe kërkoj falje publike për deklaratën dhe gjuhën fyese ndaj tij, në mungesë të fakteve dhe dëshmive përkatëse.”
Ai shtoi se reagimi ishte emocional dhe se ishte i gatshëm të kërkonte falje publikisht për gabimin.
Gazetari Lani reagoi me humor: “dreqi bre ju hangtë hë.”
“Beso edhe mu po me vjen marre për juve, kur po fyeni e shpifni e më pas po detyroheni me kërku falje; qoftë në rrjete sociale apo në seanca gjyqësore,” tha ai.







