Reagon zëvendësministri Ndou: Videoja nga festa, është xhirim i vjetër

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Pjetër Ndou, ka reaguar ndaj lajmit  që e shfaq atë duke festuar në një aheng familjar.  Ai, ka sqaruar se bëhet fjalë për kremtën e organizuar vitin e kaluar në përvjetorin e 25-të të martesës, dhe se sivjet nuk ka pasur kurrfarë ahengu.

Ballkani.info raportoi sot më herët duke i thirrur në burimin e një portali kosovar për disa foto dhe video të bëra virale e ku zëvendësministri shihet duke festuar, dhe bëri lajm bashkë me komentin se kjo po ndodh pikërisht në kohën kur qeveria ia ndaluar tubimet si masë parandaluese ndaj pandemisë COVID-19.