Reagon Zake Prelvukaj: Nuk i takoj asnjë subjekti politik – jam vetëm artiste

Artistja Zake Prelvukaj, ka thënë nuk i takon asnjë subjekti politik.

“Pas një shkrimi në disa media tona e ndjej obligim të ju njoftoj se nuk i takoj asnjë subjekti politik. Unë jam vetëm artiste dhe pedagoge dhe e tillë do të jam edhe tutje. Shpresoj se do te gjej mirëkuptim”, ka shkruar Prelvukaj, në rrjetin social Facebook.