Reagon Vetëvendosje: Vëzhguesi i LDK-së theu rregullat e procesit zgjedhor

Një vëzhgues i Lidhjes Demokratike të Kosovës në shkollën “Sami Frashëri” në Podujevë, është parë duke mbajtur maskën me numër të kandidatit për kryetar të kësaj komune, Nexhmi Rudari.

Një veprim të tillë e kanë kritikuar subjektet tjera politike në vend.

Pas reagimit të PDK-së, ka reaguar edhe Lëvizja Vetëvendosje në Podujevë.

LVV thotë se po thyhen rregullat e procesit zgjedhor dhe se nga mëngjesi janë evidentuar një sërë parregullësish të tilla.

Ata akuzojnë LDK se po tejkalon të drejtat e përcaktuara nga KQZ, vetëm që të dalë më mirë në zgjedhje.

Ky është postimi i tyre i plotë pa ndërhyrje:

Vëzhguesi i LDK-së then rregullat esenciale të procesit zgjedhor

Në shkollën Naim Frashëri të Podujevës, një vëzhgues nga radhët e LDK-së është parë duke mbajtë maskën me numër të kandidatit për kryetar të kësaj komune, Nexhmi Rudari.

Një sërë parregullësish të tilla janë evidentuar që në orët e para të mëngjesit, prej se ka filluar procesi zgjedhor.Sipas qytetarëve LDK po tejkalon të drejtat e përcaktuara me rregulloren e KQZ-së në mënyrë që të dal sa më mirë në rezultatin e këtyre zgjedhjeve.LDK le t’i ndaloj urgjentisht veprimet e tilla!