Reagon vëllai i Oliver Ivanoviqit, vrasja e tij po përdoret në Serbi për luftë politike

Miroslav Ivanoviq, vëllai i politikanit të vrarë Oliver Ivanoviq, deklaratën e ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë, Bratislav Gashiq se e di se kush e vrau Oliverin e sheh si “justifikim politik” dhe terren për duel politik.

“Nuk ka nevojë të përdoret në atë mënyrë të përdoret ky rast dhe të dhënat nga ai rast, që padyshim nuk janë aq të reja. Ato datojnë nga disa kohë më parë. Ky rast po përdoret për arsyetime politike apo kusuritje”, thotë Ivanoviq.

Siç raporton “Nova.rs” Ivanoviq tha se bëhet fjalë për një histori që ka vlerën e vet dramatike dhe dihet se çfarë bëhet në raste të tilla.

“Është interesante që kjo shfaqet në këtë periudhë. Nëse ai informacion është tashmë i disponueshëm, pse nuk është ndarë me familjen apo në opinion, por përdoret në parlament në disa duele politike,” tha Ivanoviq.

Kujtojmë se ministri i Policisë, Bratislav Gashiq, ka deklaruar sot në Kuvendin se Serbisë e dihet se kush është vrasësi i Oliver Ivanoviqit dhe nën mbrojtjen e kujt ndodhet.