Ish-kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, e ka quajtur puç shkarkimin e saj nga pozita e së parës së këtij qyteti.
Përmes një postimi në Facebook, Sinani tha se kryetari i Kuvendit Komunal, Sami Salihu dhe kryetari i ri i Preshevës, Shqiprim Arifi, duke e demantuar veten, sipas saj, kjo për shkak se nuk janë duke respektuar marrëveshjen e vitit 2017 në Tiranë.
Postimi i plotë:
Si arsyetim për puçin e tyre ndaj Komunës së Preshevës, Samia dhe Shqiprimi po thonë: “Mosrespektimi i Marrëveshjes së Tiranës 2020”.
Si arsyetim pse nuk iu përgjigjen tash Tiranës dhe Prishtinës për puçin e tyre ndaj Komunës së Preshevës, Samia dhe Shqiprimi po thonë: “Vendosim vet”.
Në fakt, me vetëdemantimin e tyre, Samia dhe Shqiprimi po dëshmojnë se:
– Nuk ishin te Tirana dhe Prishtina.
– Nuk vendosën vet.







