Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka reaguar sërish pasi që nuk u lejua të udhëtojë në Kosovë.
Në një shkrim tjetër në rrjete sociale, Pacolli ka thënë se anulimi i lejes për uljen e aeroplanit të tij në aeroportin e Prishtinës është privim i të drejtës së tij për të lëvizur.
“Anulimi i lejes së uljes në aeroportin e Prishtinës për aeroplanin tim është privim i drejtpërdrejtë i së drejtës sime për të lëvizur”, ka shkruar Pacolli.







