Reagon sërish Agim Veliu: Këtij “Gazit të botës” i tregoj se kush po e përçan LDK-në dhe ku po shkon ajo

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka hedhur akuza ndaj bashkëpartiakut, Gazmend Muhaxherit, se po e përçan LDK-në duke e bërë “veten fajtore kryesore për çdo dështim eventual të fituesit të zgjedhjeve për konstituimin e institucioneve”.

Veliu ka thënë se LDK-ja ka marrë flamurin që nuk i takon dhe se po bën përpjekje qesharake për të vendosur se kush duhet të jetë kryetar i Kosovës.

“Po, sot këtu po marr shkas nga një paraqitje karikaturale, të mjerë të Gazmend Muhaxherit në një televizion mbrëmë. Mesazhet që ky njeri, i instaluar në LDK si një “kali i Trojës”, u përpoq të jipte, ishin çdo gjë tjetër, pos mesazhe uniteti”, ka shkruar Veliu.

“LDK, me eksponent si soji i Gaz Muhaxherit, tashmë e ka bërë veten fajtore kryesore për çdo dështim eventual të fituesit të zgjedhjeve për konstituimin e institucioneve, duke insistuar që, nga pozita e tretë e duke amnestuar të parin e të dytin, të bëhet adresa e vetme e fajësimit në rast të dështimit të zgjedhjes së Presidentit”.

Veliu e ka quajtur kryetarin e Pejës si “Gazi i botës”, duke thënë se ka shpërfaqur prapaskenat dhe ndyrësitë e zgjedhjeve të fundit në LDK.