Bojan Bozhoviq, që pas kërkesës për t’u anëtarësuar në Lëvizjen Vetëvendosje, thotë se mediet serbe kanë filluar ta sulmojnë e akuzojnë atë.

Bozoviq, që ishte pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës, ka shkruar në Facebook që pavarësisht sulmeve, ai nuk frikësohet dhe se mund të qëndrojë në veriun e Mitrovicës pa frikë.

“Lexoj akuzat më të këqija të televizionit më të fortë serb rtv Pink. Dikush do të frikësohej për jetën dhe për familjen. Unë nuk i kam këto probleme. Ulem në veri të Kosovës vetëm dhe pa asnjë mbrojtje.Lexoj ato që shkruajnë mediat serbe në lidhje me aplikimin per aderim time në vetëvendosje”, ka shkruar ai.