Reagon Rudari pas rrahjes në mes të LDK-së dhe VV-së në Llap: Fajin e ka Bulliqi që promovoi vëllavrasje

Kandidati për kryetart të Komunës së Podujevës nga radhët e LDK’së, Nexhmi Rudari, përmes një shkrimi në facebook reagoi ndaj përleshjes në mes të simpatizantëve të LDK’së dhe VV’së.

Rudari tha se nuk i lë fajtorë qytetarët, por kandidatin e VV’së për kryetar, Shpejtim Bulliqin. Kjo për shkak se para disa ditësh, sipas tij, Bulliqi kishte promovuar dhunë dhe vëllavrasje.

“Nuk i fajësoj qytetarët, të cilët sot reaguan në atë mënyrë duke provokuar incident dhe duke penguar aktivitetin tonë. Fajin e ka kandidati dhe shefi i tij nga Prishtina, të cilët gjatë gjithë këtyre ditëve nxitën e promovuan dhunë, vëllavrasje dhe bishta të sakicës.  Të tillët përherë dhunën e kishin mjetin e vetëm të veprimit politik, prandaj Llapi ndaj tyre është dhe do të mbetet refuzues”, shkroi Rudari.