Reagon restauranti Nobel: Mos na demntoi imazhin me lajme të pavërteta

Sot në media u raportua për një takim “sekret” mes nënkryetarit të LDK-së, njëherit kryetarit të Komunës së Podujevës, Agim Veliut dhe kryetarit të degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtakut, në restaurantin Nobel në Podujevë.

Biles, u tha se ky restaurant ndaloi hyrjen për klientët e tjerë gjatë kohës së këtij takimi.

Ky raportim bëri që të reagojë stafi i këtij restaurant, duke e demantuar këtë lajm dhe duke thënë se ky lajm e dëmton imazhin e këtij restaurant, shkruan Ballkani.info.

Edhe Agim Veliu për Ballkani.info e demantoi këtë lajm, duke e quajtur “gënjeshtër të kullume”.

“Lajmi thirret në burime brenda restaurantit tonë dhe shprehet se kinse stafi ynë ka ndaluar klientët e tjerë të futen në restaurant. Ky lajm në tërësi është i pavërtetë, dhe kërkojmë nga ky portal që ta tërheq lajmin, sepse lajmet e tilla e dëmtojnë imazhin e Restaurantit tonë te cilin e kemi ndërtuar me mund dhe përkushtim”, thuhet në reagimin e restaurantit Nobel.

Në njoftim thuhet se në këtë restaurant janë të mirëpritur të gjithë. “Tek ne janë të mirëseardhur të gjithë dhe të gjithë do të trajtohen e shërbehen nëe mënyrë profesionale, si gjithmonë”, përfundon njoftimi./Ballkani.info/

loading…