Reagon Qipro: Përleshja në veri u shkaktua nga tentimi i Prishtinës për të hyrë me forcë në komuna

Ministria e Punëve të Jashtme të Qipros ka reaguar në lidhje me tensionet në veri të vendit, duke thënë se ka burim për shqetësim të madh.

Përmes një shkrimi të publikuar në faqen zyrtare të tyre në Twitter, Qipro ka thënë se ka pasur “përleshje mes policisë dhe serbëve në veri të Kosovës”.

Krejt këto, sipas tyre janë shkaktuar për shkak të “tentimeve të Prishtinës për të hyrë me forcë në ndërtesat e komunave”.

“Përplasjet ndërmjet policisë dhe serbëve etnikë në veri të Kosovës, të shkaktuara nga përpjekjet e Prishtinës për të hyrë me forcë në ndërtesat komunale, janë një burim shqetësimi të madh”, thuhet në reagimin e tyre.