Reagon Pacolli: Lajme të pavërteta afrimi më VV-në, do të qëndrojmë në opozitë

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar pas raportimeve se ai i është ofruar Vetëvendosjes për të qenë pjesë e qeverisë së ardhshme.

Pacolli këto lajme i ka quajtur të pavërteta.

Postimi i plotë:

Lajmet që po qarkullojnë në media për gjoja ofrimin e AKR, për të qenë pjesë e koalicionit qeverisës janë të pavërteta.

AKR ka pranuar rezultatin zgjedhor dhe vlerëson se procesi duhet të përmbyllet shpejt (zgjedhjet te çertifikohen dhe të krijohën institucionet të reja nga ata që e kanë këtë përgjegjësi).

AKR do të qendron në opozitë që nga fillimi!