Misioni i OSBE-së në Kosovë ka reaguar sot për rastin e dhunimit ndaj një të miture nga dy persona të tjerë, në fshatin Mazhiq të Komunës së Mitrovicës.
OSBE përmes një postimi në llogarinë e tyre në Twitter kanë shkruar se i bashkohen publikut në dënimin e këtij akti të tmerrshëm.
“Jemi të inkurajuar nga përgjigja e policisë dhe prokurorisë ndaj sulmit seksual të tmerrshëm, ndaj të miturës në Mazhiq, Mitrovicë. I bashkohemi publikut në dënimin e këtij akti të tmerrshëm. Është e rëndësisë jetike që të gjitha organet të përgjigjen shpejt dhe vendosmërisht në raste të tilla”, thuhet në postimin e OSBE-së.
We are encouraged by #Kosovo Police & Prosecution's response to appalling sexual attack on a juvenile in Mazhiq, Mitrovica. Join the public in condemning this horrendous act. Vitally important that all relevant bodies respond promptly and decisively in such cases.
— OSCE Kosovo (@OSCEKosovo) May 22, 2021







