Reagon Nol Nushi, për punësimin e gruas së frizerit, që “i qeth” VV-në

Anëtari i PSD-së, Nol Nushi, ka reaguar pas punësimit të Brikenda Kelmendi-Gashi, bashkëshortes së frizerit të njohur, Armend Gashi, që “i qeth” edhe Vetëvendosjen, ka ngjallur reagime.

Lidhur me këtë, Nol Nushi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook i ka quajtur si “nivel të ri të punësimeve” atë të VV-së.

“Sa mënon që s’mundesh me u befasu prej kësaj qeverie, veç të del lajmi që Albulena Haxhiu e punëson gruan e frizerit të saj në Ministrinë e Drejtësisë. Pra, para disa ditësh e pamë një foto të Albulenës që na tregonte se i ka rregullu flokët, i bëri reklamë atij biznesi, sot na doli lajmi që e ka punësuar edhe gruan e atij frizeri”, ka deklaruar ai.

Punësimin e bashkëshortes së frizerit në Divizionin për mbrojtjen e të akuzuarve potencialë në Hagë e ka konfirmuar edhe Ministria e Drejtësisë, nën pretendimin se “ka shprehur interesim”.