Reagon Nisma: Presidentja nuk na ftoi në takim, por jemi për mbajtjen e zgjedhjeve

Pas takimit që ka organizuar sot presidentja e vendit, Vjosa Osmani, me liderët e partive, ku nuk pati konsensus për shtyrjen e zgjedhjeve ka reaguar edhe Nisma Socialdemokrate.

Sipas Nismës, presidentja ka ftuar dy edhe ‘Alternativën’ dhe Listën ‘Guxo’ të cilat nuk janë certifikuar si subjekte politike nga KQZ, derisa subjektin e tyre nuk e ka ftuar.

“Qëndrimi i NISMA-s Socialdemokrate është që zgjedhjet duhet të mbahen më 17 tetor dhe se nuk ka arsye për shtyrje të zgjedhjeve.
NISMA është që të shkurtohet ose anulohet në tërësi fushata klasike, dhe të organizohet në forma tjera, sepse shëndeti i qytetarëve është mbi të gjitha.”, thuhet në reagim.