Reagon ‘molla e sherrit’ të sulmit ndaj Krasniqit: Drejtësia të jep verdiktin korrekt

Djali i Tomë Gashit, Albin Gashi, ka sulmuar Frashër Krasniqi dhe ka përdour gjuhë fyese ndaj Nol Nushit.

Anëtari i PSD-së, Nol Nushi, u ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që të reagojnë pas sulmit të raportuar nga ky subjekt politik mbi anëtarin tjetër, Frashër Krasniqi.

Nushi ka bërë thirrje nga policia, duke thënë kështu se duhet të reagojë ndaj kërcënimeve të Gashit të bëra ndaj tij.

“Albin Gashi, ish-kandidat i VV për deputet dhe djali i Tomë Gashit me të cilin pata një debat të pakëndshëm ditëve të fundit, e paska sulmuar shokun dhe kolegun tim Frashër Krasniqin. Përveç sulmit ai kish bërë edhe shumë kërcënime ndaj meje”, është shprehur Nushi.

“Policia duhet të reagojë urgjent dhe në kohë rekord të merren masa. ky është sulm me motive politike dhe si i tillë ka edhe përgjegjësi politike, përveç penale”, ka shkruar Nushi.