Reagon Milazim Krasniqi, thotë se Sveçla e Naim Tërnava janë bërë bashkë në fushatë kundër tij

Profesori universitar, Milazim Krasniqi ka reaguar pas akuzave nga u.d së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla se ai qëndron prapa një organizimi që kërkon protesta për faljen e namazit në shesh.

Krasniqi ka thënë se deklarata e Sveçlës është gënjeshtër dhe e turpshme ngaqë vjen nga një zyrtarë i lartë i Qeveris.

Tutje Krasniqi ka thënë se ai vetëm ja shprehur qëndrimin e tij publik për hapjen e xhamive, duke respektuar rregullat kundër koronavirusit, siç ka bërë së fundmi Maqedonia e Veriut.

Krasniqi ka akuzuar edhe myftiun, Naim Tërnava se është bërë bashkë me Sveçlën në një fushatë kundër tij.

“Deklarata e Xhelal Sfeqles se gjoja unë qëndroj pas ndonjë thirreje për të falë namaz në shesh është qind për qind gënjeshtër. Është e pakuptueshme dhe e turpshme që të gënjejë në këtë mënyrë një zyrtar i lartë i qeverisë. Asnjë thirrje të tillë, asnjë organizim të tillë nuk kam ftuar, as nxitur asnjëherë. Unë kam shprehur qëndrim publik se duhet të hapen xhamitë, me kujdes e me zbatim të rregullave, sipas modelit të Maqedonisë së Veriut. Ndaj qëndrimit tim BIK ka reaguar me një deklaratë nervoze dhe poashtu të pakuptimtë. Tash qenkan bërë bashkë myftiu Tërnava e Xhelal Sfeqla, në një fushatë e ndjekje të përbashkat e të pandershme. Nuk u bën nder kjo gjë, as njërit, as tjetrit. Edhe nuk mund të më frikësojnë. Ministri Sgeqla dhe qeveria duhet të gjejnë zgjidhje për problemet e rënda ekonomike, shëndëtësore, sociale e gjithfarë që po e rrënojnë vendin e shoqërinë e të mos përhapin dezinformata e gënjeshtra të tilla si kjo e Xhelal Sfeqlës. Thjesht, nuk qeveriset me gënjeshtra. Dështimet e qeverisjes së Kurtie Sfeqles nuk mund të mbulohen me fushata kundër njerëzve të ndershem. Përkundrazi ato dështime vetëm sa bëhen edhe më të tejdukshme”, ka shkruar ai.