MASHT

Reagon MASHT, ia ndalon motrës së deputetes Nagavci trajnimin e mësimdhënësve

Pas shqetësimit të ngritur në Kuvendin e Kosovës, nga deputetja e AAK-së Teuta Haxhiu, ku sipas saj po bëhet plaçkitje në trajnimin e mësimdhënësve nga Organizata DRIT’ e cila udhëhiqet nga motra e deputetes Arbërie Nagavci, sot ka reaguar Ministria e Arsimit duke iu dërguar email-a Drejtorive Komunale të Arsimit.

Sipas email-it të publikuar nga vet deputetja Haxhiu, ndër të tjera kërkohet që mësimdhënësit të mos kryejnë trajnime me pagesë, si dhe programi ‘udhëheqje arsimore’ planifikohet të vazhdojë nga MASHT në vitin 2019-të. Në vazhdim ju sjellim postimin e deputetes Haxhiu:

/Ballkani.info/