Reagon kushëriri i Sami Lushtakut pasi Nuredin Lushtaku tha se ai bleu tokë me para të popullit në kohë lufte

Musa Lushtaku ka reaguar pas deklaratës së nënkryetarit të Skënderajt, Nuredin Lushtaku ku tha se Sami Lushtaku ka blerë tokë nga një kushëri i tij në kohë të luftës.

Kushëriri i tij, Musa Lushtaku tha se këto deklarime nuk janë të vërteta, pasi sipas tij atë tokë ia kishte shitur vëllait të Samiut, Rasim Lushtakut në dhjetor të vitit 1996, dy vite para luftës.

Reagimi i plotë:

Reagim pasi që më është lakuar emri se unë paskam shitur tokë në kohë të luftës e me ato para paskam shkuar në Sarajevë e qenkam bërë drejtor, etj.Unë njoftoj opinionin publik se këto deklarime janë krejtësisht të pavërteta. Tokën që kam shitur nuk është në Skenderaj por në zonën kadastrale të Prekazit dhë këtë tokë e kam shitur në dhjetor të vitit 1996, dy vite para luftës. Atë tokë ja kam shitur (marrëveshjen e kam bërë) Rasim Lushtakut, vëllait të Samiut, i cili kishte ardhur në pushim nga Gjermania. Parat i kam marrë sipas marrëveshjes pas 6 muajsh saktësisht në qershor të vitit 1997!Është e çuditshme kur njerëzit merrën me çështjet private të të tjerëve, duke u munduar të njollosin për përfitime politike. Kam shitur edhe prona të tjera por që paskam bërë një “gabim” pasi nuk kam pyetur persona të caktuar se kur të shesë e kujt t’i shesë pronat e mia.Prona është e shenjtë dhe është turpi më i madh kur individë për interesa politike, lakojnë emra pa asnjë kriter. Sa i përket punës sime si drejtor në drejtorinë e bujqësisë në Skenderaj, unë jam Agronom i diplomuar, kam pasur përvojë profesionale për atë pozitë dhe atë detyrë e kam kryer me nder e profesionalizëm.Kjo është e vërteta!