Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Kulturës Rrahman Jashari deklaroi për Ballkani.Info se janë duke verifikuar në terren , për të parë se a ka shkolla nëpër komuna të ndryshme që sot kanë filluar procesin mësimor pavarësishtë se greva në Arsim ende vazhdon.

“ Nësë ka shkolla që kanë filluar mësimin ne do ti përmendim publikishtë me emra, dhe ne rikujtojme që greva ka filluar pikërishtë për interesa të mësimdhënësve” shtoi Jashari.

Mëngjesin e sotëm Ballkani.info raportoi se disa shkolla në komunën e Gjakovës kanë filluar mësimin me orar të plotë, dhe këtë për portalin tonë e konfirmoi edhe kreu i Gjakovës Ardian Gjini.

Deklaratat e tilla të Gjinit kreu i SBASHK-ut i quajti deklarata që kanë qëllim të fusin huti në publik.