Reagon kryetari i Deçanit: Ja pse s’po zbatohet vendimi i Gjykatës për pronën e vjedhur të Manastirit

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka reaguar ndaj Kërkesës së Natalyia Apostollovës për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Ramosaj përmes këtij reagimi, ka treguar edhe historikun e tokës së Manastirit të Deçanit, e cila iu është marrë shqiptarëve dhunshëm në kohën e Millosheviqit, përcjell Ballkani.info.

Ai ka thënë se kontesti për pronësinë e tokës ka filluar qysh nga viti 1992, kur 6 persona ishin vrarë në demonstratat në Deçan nga pushteti serb.

Kujtojmë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është marrë në vitin 2016, por nuk është zbatuar në praktikë nga Komuna e Deçanit. /Ballkani.info

Postimi i plotë i Ramosajt: