Reagon kryeministri në ardhje: Askush nuk ka humbur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese me të cilin i jepet të drejt dekretit të presidentit për mandatimin e Avdullah Hotit si kryeministër, ka reaguar ky i fundit.

“Si mandatar për kryeministër të Qeverisë së Kosovës, mirëpres vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Është koha të bashkohemi për të ardhmen e vendit dhe qytetarëve tanë. Askush nuk ka humbur. Rimëkëmbja e mirëbesimit në mes nesh dhe respektimi i rendit institucional është detyrë dhe obligim yni i përbashkët. Bashkë me miqtë tanë strategjikë, SHBA-të dhe BE-në, do të punojmë me përkushtim për jetësimin e aspiratave tona për integrime euroatlantike”, ka shkruar Hoti. /Ballkani.info/