Reagon komuna e Drenasit:Podrimqaku nuk është larguar nga puna, por është transferuar në pozitë ekuivalente

Me rastin e ngritjes së çështjes së largimit nga puna të zyrtares Zahrije Podrimqaku, komuna e Drenasit reagon duke theksuar se Znj. Podrimqaku nuk është larguar nga puna, por është transferuara në pozitë ekuivalente.

Komuna e Drenasit sqaron po ashtu se “Komuna e Drenasit, sygjoren palët e treta të rezervohen nga deklarime të pabazuara, e në veçanti znj. Podrimqaku dhe asambleisti z. Gashi, se publikimi i të dhënave personale është i ndaluar, siç është rasti me publikimin e raportit dhe diagnozës mjekësore”.

Ja reagimi i komunës së Drenasit:

Podrimqaku nuk është larguar nga puna, por është transferuar në pozitë ekujvalente.
Komuna e Drenasit, ndjen për obligim të ri sqaroj qytetarët dhe opinionin publik lidhur me rastin e nëpunëses civile Zahrije Pordimqaku-Subashi, përkatësisht pretendimeve të saj.

Komuna e Drenasit në kuadër të organizmit dhe sistematizimit të brendshëm të vendeve të punës, është zotuar se nuk do të ketë shefa sektorësh ose udhëheqës njësish të cilët nuk kanë në menaxhimin e tyre asnjë punëtorë. Në rastin konkret, zonja Podrimqaku nuk ka pasur në menaxhimin e saj asnjë punëtor të vetëm.
Duke pas parasysh Ligjin 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, respektivisht nenin 28 të këtij Ligji si dhe në pajtim të plotë me rregulloren nr 06/2010 për transferimin e nëpunësve civilë, zonja Podrimqaku është transferuar në vijë horizontale në pozitën Shef i Shërbimeve të Kuvendit, në të njëjtën kategori funksionale.

Podrimqaku me datë 23.01.2019 ka bërë kërkesën me numër 02-120/04-4116 me anë të se cilës kërkon të ulët nga koeficienti 8.5 në 7.5 dhe të jetë në zyrën e kryetarit, mirëpo duke pas parasysh legjislacionin në fuqi dhe zotimin e Kryetarit Lladrovci, me rastin e sistematizimit dhe organizmit të brendshëm, asnjë zyrtarë nuk do të dëmtohet as në aspektin material e as në aspektin e karrierës, andaj zonjës Podrimqaku nuk i është aprovuar kërkesa për ulje të koeficientit nga kryetari Lladrovci.
Vlen të theksohet se me rastin e sistematizimit dhe organizimit të brendshëm të vendeve të punës, të gjitha transferimet janë bërë duke, në pajtim të plotë me legjislacionin në fuqi, si dhe dukr marrë parasysh edhe kualifikimet e nëpunësve të transferuar.

Rreth deklarimeve të fundit gjoja se Kryetari Lladrovci i ka bërë presion për largim nga puna, kjo nuk qëndron dhe mund të faktohet edhe përmes komunikimeve zyrtare, sepse organizimi brenda Komunave është e rregulluar më anë dispozitave ligjore.

Deklarimi tjetër po ashtu i pabazuar gjoja se Kryetari Lladrovci e ka transferuar nga pozita e mëhershme me qëllimin për ta zëvendësuar me renë e motrës së tij, nuk qëndron, sepse e njëjta ka vetëm një autorizim të përkohshëm (e njëjta ka edhe autorizim për kryerjen e detyrave si zytrare për integrime evopiane dhe vendim për sinjalizim në Komunën e Drenasit) për kryerjen e punëve deri të zhvillohen procedurat e rekrutimit në atë pozitë, e cila është e paraparë në Planin e Personelit për vitin 2019 me koeficientin 7.

Për më tepër, reja e motrës së kryetarit, nuk ka pasur dhe nuk do të këtë pretendime për atë pozitë siç aludohet, sepse e njëjta ka vendin e punës si zyrtare ligjore me koeficientin 7.5, dhe rrjedhimisht, deklarimi për pretendime të tilla është jo logjik, për faktin se trasferimi nga koeficienti 7.5 në 7, do të ishte degradim.

Komuna e Drenasit, sygjoren palët e treta të rezervohen nga deklarime të pabazuara, e në veçanti znj. Podrimqaku dhe asambleisti z. Gashi, se pubikimi i të dhenave personale është i ndaluar, siç është rasti me publikimin e raportit dhe diagnozës mjeksore, e dhënë kjo shëndetsore si dhe e dhënë e ndjeshme, e përcaktuar si e tillë me Ligjin nr. 06/L-082 për mbrojtjen e të dhënave personale, neni 3, paragrafi 1.21 si dhe 1.25.

Kryetari Lladrovci është shembull në përkrahjen dhe avancimet e femrës në Komunën e Drenasit, kur dihet se nga 12 drejtori, 7 prej tyre udhëhiqen nga femrat, ndaj duke u nisur nga ky fakt, për presion ndaj grave sa janë të pabazuara, janë edhe qëllimkëqija dhe me tendenca për ta ulur reputacionin e Kryetarit Lladrovci.