KFOR-i u është përgjigjur interesimeve të mediave dhe politikës serbe për aksionin e forcave speciale kosovare në veri të Kosovës.
Sipas KFOR-it, aksioni ka të bëjë me urdhrin e dhënë nga Prokuroria në Prishtinë, transmeton Ballkani.info.
Sipas tyre, ky aksion ka të bëjë me luftën kundër krimit në tërë territorin e Kosovës.
“Operacioni i Policisë së Kosovës po zhvillohet sipas vendimit të Prokurorisë në tërë Kosovën, jo vetëm në veri, dhe nuk është i drejtuar kundër serbëve, por kundër personave të akuzuar për korrupsion dhe krim të organizuar”, ka thënë zëdhënësi i KFOR-it, Vincenzo Grasso.







