Reagon këshilltari i Pacollit: Ne nuk kemi biseduar për pjesëmarrje në Qeveri dhe ndarje postesh

Njeriu më i afërt i deputetit Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj, ka mohuar se AKR-ja është përfshirë në ndarje postesh dhe në diskutime për pjesëmarrje në Qeveri.

Ai ka mohuar se partia e Pacollit është përfshirë në bisedime për futjen në Qeveri, ndonëe një dokument i nënshkruar nga LDK dhe AAK konfirmonin se pjesë e koalicionit janë edhe AKR,

“Lajmet nëpër disa media për kërkesa ministrore janë të pasakta. Ne nuk kemi biseduar asnjëherë me askend për pjesmarrje në qeveri dhe ndarje resoresh qeveritare”, ka thënë Zyberaj.

Sidoqoftë, është konfirmuar madje se Pacollit s’do të jetë ministër i jashtëm sic edhe u përfol, pasi atë dikaster do ta drejtojë Meliza Haradinaj nëse votohet Qeveria e re.