Reagon ish zv/ministri Demi për shpenzimin e mbi 17 mijë euro nga kartela e ministrisë

Ish zëvendësministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, Besim Demi ka reaguar pas publikimit të lajmit për shpenzimet të cilat i ka bërë ai gjatë periudhës kohore 15.10.2019 e deri më 15.02.2020 ku i ka tërhequr nga bankat me kartelën e tij të zëvendësministrit mbi 17 mijë euro.

Ai në adresë të Ballkani.info ka reaguar duke thënë se e ka përdorur kartelën në raste të caktuara dhe të gjitha të hollat i ka barazuar në përfundim të mandatit.

“Lajmi në disa portale për keqpërdorim të mijëra eurove te kartelës zyrtare është i rrejshëm. Gjatë mandatit tim si zëvendesministër shpenzimet i kam pasur pothuajse minimale. E kam përdorur kartelën në raste të caktuara dhe të gjitha të hollat i kam barazuar me përfundim të mandatit. Në fund të mandatit bilanci në këtë kartelë ka qene 00,00 euro shpenzime”, ka shkruar Demi në adresë të Ballkani.info.

Ballkani.info sqaron për ish zv/ministrin Besim Demi dhe për opinionin publik se për hir të korrektësisë nuk e kemi publikuar dokumentin e plotë me tërheqje e tij të parave dhe çdo tërheqje që ka bërë ai gjatë kësaj përiudhe, por ne si redaksi jemi të gatshëm ta publikojmë secilën tërheqje që ish zv/ministri ka realizuar.

Të dhënat që ne posedojmë janë dokumente zyrtare, pra të dhëna të pakontestueshme të tërheqjes së mbi 17 mijë eurove, më saktësisht 17 mijë e 639 euro e 50 centë.