Durim Berisha

Reagon ish-këshilltari i Kurtit: Në Gjermani konsiderohemi si shtetas të Serbisë

Ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurti në Qeverinë Kurti1, Durim Berisha ka thënë se kryeministri dhe ministri i Kulturës, Rinis dhe Sportit këtë vikend do të jenë në Gjermani.

Dhe i njëjti ka vazhduar duke thënë se në takim me ta do të jenë disa fansa që do te ekzaltohen nga një foto më të, dhe padyshim janë persona që kanë kontribuuat 0 për Kosovën dhe diasporën.

Berisha ndër të tjera ka thënë se gjendja në Gjermani është e tmerrshme dhe të njëjtit vazhdohjnë të konsiderohemi shtetas të Serbisë dhe nuk kemi asnjë përfaqësues të dinjitetshëm.

Postimi i plotë:

Kryeministri dhe ministri i sportit qenkan ne Gjermani kete vikend. Te dielen paska “takim me bashkeatdhetare”. Sigurisht do te jene fansa qe do te ekzaltohen nga nje foto me te, dhe padyshim jane persona qe kane 0 kontribut per Kosoven dhe diasporen tone.

Ne fakt, gjendja jone ne Gjermani eshte tmerr i vertete. Vazhdojme te konsiderohemi shtetas te Serbise dhe nuk kemi asnje perfaqesim te dinjitetshem karshi institucioneve gjermane. Jemi nder popujt me te paintegruar dhe me te paorganizuar ketu.

Heren e fundit kur e ka vizituar jugun e Gjermanise, mysafiret kane perfshire organizatore ahengjesh dhe menaxhere te diskotekave.