Reagon ish këshilltari i Kurtit: Arbëri Nagavci ka diplomuar jashtëligjshëm

Durim Berisha, ish këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka reaguar pas publikimit të diplomës së ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, ku procesi i masterit i kishte zgjatur 10 vjet dhe e kishte përfunduar me notën mesatare 6.46.

Berisha thotë se Nagavci ka bërë shkelje nëse është diplomuar pas 10 vjetësh.

Postimi i plotë:

Studimet ne Universitetin e Prishtines lejohet te zgjasin vetem sa dyfishi i kohezgjatjes se studimeve. Pra per studimet master 1 vjeçare, lejohet te perfundohen brenda 2 viteve e ato 2 vjeçare brenda 4 viteve.

Nese ministrja Arbërie Nagavci ka diplomuar pas 10 viteve, ajo kete e ka bere jashteligjshem. Diploma e saj duhet te shpallet e pavlefshme.

Mbetet te verifikohet vertetesia e atij lajmi.

P.s. nese lajmi eshte i vertete, nuk po me befason me asnje huqje ne procedurat juridike rreth anulimit te nenit 3 paragrafi 1.13 te UA nr. 06/2014.