Kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi ka reaguar pasi që xhamitë nuk do të happen në fazën e dytë të masave lehtësuese, që fillojnë nga e hënë.

Reagimi i plotë i Kelmendit:

Qeveria Kurti nuk ka të drejtë ta ndaloi hapjen e Xhamive!

E kam thënë dhe po e përsëris, qeveria Kurti është qeveria e padrejtësisë.

Qeveria Kurti nuk ka të drejtë ta ndaloi hapjen e Xhamive në Kosovë.

Nuk ka të drejtë të i kërkoi BIK-ut me ndalu hapjen e Xhamive në Kosovë.

Nga kjo çka dëgjuam sonte nga ministri Vitia është presion i drejtëpërdrejtë mbi BIK-un.

Deri me tani BIK-u ka kontribuar në mënyrën më të mirë për luftimin e pandemisë COVID-19.

Por tani si ministër i qeverisë të thuash se nuk ka kushte për hapjen e Xhamive, është presion i drejtpërdrejtë mbi BIK-un.

Si qenka e mundur që qeveria me leju organizimin e pregaditjeve për protestë nga VV-ja në shesh me rreth 400 përsona, ndërsa me i ndalu namazet e besimtarëve nëpër Xhamitë e Kosovës?

Këtë padrejtësi po e shohim për herë të parë 20 vite pas luftës nga qeveria Kurti.

Gëzim Kelmendi