Reagon Fero pas arrestimit të 19-vjeçarit nga për përdorim të fjalëve degraduese ndaj të miturave – përmend Robert Berishën dhe Milaim Zekën

Reperi i njohur nga Gjilani, Fero ka reaguar ashpër pas arrestimit të Erdon Muratit i njohur si Donzi.

I riu nga Gjilani u arrestua si i dyshuar për përdorim të fjalorit degradues ndaj vajzave të mitura në rrjetin social TikTok.

Sipas Policisë së Kosovës i njëjti, përmes rrjeteve sociale, ka biseduar me vajza të mitura me të cilat ka përdorur fjalor që i ka nxitur seksualisht.

@donzisbabe Krejt me Donzin🤍🤌🏻 #donzitors #donzi #krejtmedonzin #viral #foryoupage ♬ original sound – fan of Donzi🤍

Pas kësaj, reperi emri i vërtetë i të cilit është Ferdonit Shabani ka reaguar i revoltuar në një video ‘live’ që tashmë është shpërndarë në TikTok.

Fero ka bërë një krahasim mes gjuhës që përdori miku i tij me atë të Robert Berishës dhe Milaim Zekës, për të cilët tha se përveç që janë më në moshë ata këtë fjalorë e përdorin në televizione.

Reperi ka përfunduar reagimin e tij duke thënë se sipas tij në Kosovë nuk ka shtet e as drejtësi.

“Donzi, 19-vjet, Robert Berisha, 44-vjet, Milaim Zeka, ma shumë sesa 44-vjet, Milaimi edhe Roberti shajnë në televizion, nuk shajnë nëpër aplikacione. Donzi shan në aplikacione që janë 18+. Plus, Milaim Zeka edhe Robert Berisha shajnë më shumë sesa Donzi, por kurrkush nuk merret me ta. Këtu nuk kemi shtet dhe drejtësi”, shprehet Fero.

Ndryshe, kujtojmë që vetëm pak javë më parë reperi u lirua nga paraburgimi, pas arrestimit për shkak të ushtrimit të dhunës fizike ndaj në personi.