Reagon FC Prishtina: Mohon lajmet se i është refuzuar ankesa nga CAS-i

Prishtina ka reaguar duke e cilësuar si spekulim lajmin e ditës së sotme ku thuhej se i është refuzuar ankesa edhe nga CAS-I I Komitetit Olimpik të Kosovës.

Gazeta Olle më parë ka njoftuar se Prishtinës i është refuzuar ankesa ndërsa dy klubet, Drita dhe Dukagjini kanë marrë emaile nga FFK se do të luajnë në garat evropiane.

Drita është njoftuar se do të luaj nga raundi i dytë i Ligës së Konferencës, derisa Dukagjini nga raundi i parë.

Reagimi i plotë nga FC Prishtina (pa ndërhyrje)

Portali “Gazeta OLLE”, sot ka spekuluar duke gënjyer opinionin që kinse KAS-i ka refuzuar ankesën tonë për licencim në garat e UEFA-së.

Duam të ju njoftojmë se ky lajm nuk është i vërtetë.

KAS-i ende nuk ka caktuar as gjyqtarët e procesit, pra nuk ka filluar ende implementimi i gjyqit dhe këtë gënjeshtër nuk mund të kuptojmë ndryshe vetëm se trysni ndaj gjyqit.

Po ashtu, iu bëjmë me dije se edhe organet e UEFA-së janë të njoftuara për procesin gjyqësor që do ta kemi.

FC Prishtina do të informoj opinionin në kohë reale për çdo vendim që do të merret.