Reagon drejtori i përgjithshëm i RTK-së: Nuk pati rrahje, Nushi e gjuajti me ujë Gashin

Drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit të Kosovës, Ngadhnjim Kastrati ka reaguar pas raportimeve për përleshje fizike ndërmjet Tomë Gashit dhe Nol Nushit të PSD-së pas emisionit Debat në RTK.

“Menaxhmenti i RTK-së mohon lajmet e publikuara ne disa portale per nje perleshje fizike te mysafireve Tome Gashi dhe Nol Nushi ne studion e RTK pas debatit. RTK njofton shikuesit se mysafiret kane vazhduar debatin me tone ofenduese edhe pas emisionit ku Nol Nushi i eshte kunderpergjigjur duke e gjuajtur me uje, por se nuk ka pasur perleshje fizike e as goditje ndermjet tyre”, ka thënë Kastrati. /Ballkani.info/