Reagon drejtori i Insajderit: Naser Rugova tentoi sërish ta mashtronte publikun

Deputeti i LDK-së, Naser Rugova është munduar sot të shfajsohet edhe një herë për mungesën në seancën e 1 nëntorit ku u votua për rezolutën e opozitës kundër presidentit Thaçi, respektivisht kushtëzimit për pjesëmarrje në dialog ku flitet për korrigjimin e kufirit.

Pasi që gazeta Insajderi e ka publikuar një tekst në të cilin thuhet se Ambasada e Hungarisë më 1 nëntor nuk ka punuar dhe se Rugova e ka mashtruar publikun, deputeti ka reaguar duke thënë se ai është vënë në thumb të Insajderit.

“Parim Olluri edhe Insajderi kanë problem me mbiemrin Rugova dhe kjo nuk është hera e parë. Mirëpo hyni në profilin tim Facebook, dhe e shihni edhe postimin edhe vizën që e kam marrë më1 nëntor. Unë s’kam problem personal me Insajderin, por si duket ata kanë problem me mua . Siç e thashë ata kanë problem me mbiemrin Rugova, për faktin që Vehbi Kajtazi ka shkruar edhe për Presidentin e ndjerë, Rugova”, ka thënë Rugova për Ballkani.info.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i drejtorit të Insajderit, Parim Olluri.

Ai ka thënë se Rugova ka bërë sërish tentativë për ta mashtruar publikun dhe për ta fyer Insajderin.

Reagimi i plotë i Ollurit:

Disa fjale per tentativen e Naser Rugoves per ta mashtruar publikun dhe per ta fyer Insajderin.

Naser, brenda pak rreshtave i paske bere dy tentativa per ta mashtruar publikun. Po i rendise nje nga nje.

E para:

Je duke e demantuar veten me postim e kesaj vize. Nuk eshte kurrfare fakti ky qe deshmon se ke qene ne ambasade me 1 nentor. Si deputet qe je, i privilegjuar ne shoqeri, garant beson se shqiptaret e shkrete nuk e dine se si duket nje vize dhe mundesh lehtesisht me i mashtru.
Data 1 nentor qe figuron tregon se prej asaj dite mundesh me e perdor vizen. Deri me 30 qershor te vitit 2019. Bazuar ne rregullat per viza, nuk ke pasur kurrfare obligimi qe te paraqitesh ne ambasade me daten 1 nentor.
Pra, shkurt e shqip, ne nuk e hame kete fore.

E dyta:
E paske permender SHIK-un si financues potencial te Insajderit. Kjo eshte e ulet. Mundem me te padite per kete.
Ne fakt, SHIK-u eshte mashtrimi me i madh qe zyrtaret e LDK-se i kane bere elektoratit te vete. Me demek, ekziston nje armik i jashtem qe ka synime per me na demtu.
Naser, ju LDK-ja nuk keni pas telashe me SHIK-un qe prej vrasjes se Xhemajl Mustafes. Kembe e kry bashke me SHIK keni bashkevepru ne keto dy dekadat e fundit. Parate ne nje vend i keni marre. Edhe ju, edhe SHIK-u. Dy here ne koalicion bashke keni qene. Prape beni me ta, ne te ardhmen. Kjo forja me SHIK-un nuk dheze ma.

E treta: Kjo eshte shume qesharake. Ti po perpiqesh me mashtru per vize. Kusheriri yt, Uke Rugova, akuzohet per mashtrim me viza. Dosti i juaj, Astrit Haraqia, akuzohet si sekser ne mashtrimin me viza. Cka keni keshtu me keto viza, o burra?
Edhe nje pyetje per fund:
Kur po thu “karvani ecen”, a e ke fjalen per karvanin e mashtrimit me viza?
Ne kete fjalen popullore qe e paske cituar, po e di qe, sipas teje, une jam qeni duke lehur. Por, nuk po e di per ty se pjese e cilit karvan je?