Reagon djali i Sami Lushtakut, pas akuzave që i bëri Bekim Jashari për babain e tij

Djali i Sami Lushtakut, Mërgimi, i është kundërpërgjigjur kryetarit të Skenderajt, Bekim Jasharit, pas akuzave që ky i fundit bëri për babain e tij.

Me anë të një postimi në Facebook, Mërgim Jashari, ka reaguar në mënyrë të tërthortë ndaj akuzave që Bekim Jashari i bëri për Sami Lushtakun.

Kreu i Skenderajt, Jashari, në RTV Dukagjini ka shpërthyer në akuza të rënda për kreun e Degës së PDK’së, Sami Lushtakun, duke thënë se falë mbështetjes së Jasharajve ai është bërë komandant i UÇK’së, sepse rrethi i ngushtë i ish-komandantit legjendar s’do ta lejonte të bëhej.

Ndaj kësaj, ka reaguar djali i tij, Mërgim Lushtaku i cili ka postuar një fotografi në Facebook.

Më poshtë postimi i plotë.