Reagon denisti i njohur i fëmijëve: Shpend Ahmeti i dha 60 mijë euro për një artist dhe 0 euro për fëmijët

Reagimet për pagesën që Komuna e Prishtinës i bëri këngëtarit Action Bronson në shumën prej 60 mijë eurosh, nuk kanë të ndaluar.

Bronson u pagua nga Komuna e Prishtinës për performacën në festivalin veror që u mbajt në Prishtinë “Sunny Hill”.

Njëri nder ta që ka reaguar së fundi është dentisit i njohur i fëmijëve, Xheladin Ujkani.

Ai ankohet se Komuna e Prishtinës nuk ndau asnjë cent për këngën sensibilizuese për fëmijët “Dhëmbë të shendoshe, fëmijë të lumtur”.

Reagimi i plotë:

Per Shoqerine Aksionare (SHA), te Shpend Ahmetit

Per 1 artist keni paguar 60 mije euro, ndersa per kengen “Dhembe te shendoshe, femije te lumtur”, Shoqeria Aksionare (ShA) apo ndryshe Shpend Ahmeti, nuk ka ndare as edhe 1 cent te vetem. Njejte edhe ish drejtori i shendetesise Arben Vitia.
Gjithesesi, kenga eshte bere edhe pa ju, ooo njerez te papergjegjshem e te politizuar deri ne QOSH qe projektet edukuese per femije nuk qojne peshe e nje i droguar si Branson, PO. Urime e suksese tashme qe jeni bere Shoqeri Aksionare 😉
U la la la la, Dhembe te shendoshe, femije te lumtur.