Nënkryetarja e PDK-së

Reagon Çitaku: Skenderaj i lirisë së Kosovës, i Adem Jasharit dhe UÇK-së dënohet me zero investime nga Albin Kurti

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pasi që Qeveria e Kosovës ka ndarë investimet kapitale për vitin 2024.

Në tabelën e publikuar, Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti ka vendosur që Ferizaj dhe Skenderaj mos të përfitojnë asnjë cent nga investimet kapitale, derisa katët komunat e drejtuar nga VV-ja do të përfitojnë rreth 60 për qind të të gjitha investimeve, transmeton Ballkani.info.

Postimi i plotë i Çitakut:

Paramendoni, Ferizaj që paguan afër 20% të tatimeve në krejt Kosovën, e që krijon dhjetëra mijëra vende pune dënohet nga Qeveria qendrore me zero investime të reja kapitale.

Skenderaj i lirisë së Kosovës, i Adem Jasharit dhe UÇK-së dënohet me zero investime poashtu. Njësoj edhe me një mori komunash tjera. A janë vallë fëmijët e qyteteve opozitare me pak të vlefshëm?

A janë drenicasit dhe ferizajasit e qindra mijëra qytetarë tjerë më pak të rëndësishëm se ata të katër komunave të VV-së ku po shkojnë 60% e projekteve të reja kapitale? Pse po e ndani këtë popull, ose pse po vazhdoni ta ndani tash e sa vite.

Boll ma me përçarje! Shkoni. Sa ma shpejt shkoni se s’jeni për asgjë!