Kryetari i Bordit të RTK-së, Besnik Boletini ka reaguar pas raportimit të Ballkani.info se në “RTK2” janë hasur parregullsi gjatë raportimit në lidhje me situatën në veri.
Për këtë, ai përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se do të merren masa të menjëhershme dhe të ashpra.
“Duke marrë parasysh zhvillimet e fundit në veri të vendit, që nga dita e parë ne jemi duke e përcjellë vazhdimisht raportimin edhe në RTK2 dhe janë mbajtur evidenca, e ku janë hasur edhe parregullsi në raportim. Bordi i RTK-së do të marrë masa të menjëhershme dhe të ashpra.” – u shpreh ai.







