Gazetarja

Reagon Arbana Xharra: Unë nuk i konsiderova myslimanët shqiptarë radikal

Gazetarja dhe ish këshilltarja e Kadri Veselit, Arbana Xharra para disa ditëve kishte bërë një postim në rrjetin social Facebook ku kishte thënë se do t’i duheshin vetëm 72 orë që ta pastronte Kosovën nga radikalët islamë.

Xharra bëri këtë postim duke e lidhur me rastin e një thirrje skandaloze nga një faqe e krijuar në facebook që quhej ‘Thirrja në Islam’ dhe që kishte shfaqur qëndrime kundër Ushtrisë së Kosovës.

E reagimet kishin qenë të shumta kundër gazetares, duke thënë se ajo do të ishte mirë të arrestohej nga organet e Policisë, transmeton Ballkani.info.

Sot, Xharra iu është kundërpërgjigjur këtyre komenteve përmes një statusi në Facebook, ku ka thënë se ajo nuk ka sulmuar myslimanët shqiptarë pasi ata nuk i konsideron radikal fetar.

“Jeni ju ata që myslimanët shqiptar i konsideroni radikal fetar, unë nuk thash se duhet pastruar nga myslimanët” ka thënë ndër të tjerash Xharra. /Ballkani.info/

Postimi i plotë:

Ju që reaguat ndaj statusit tim kur thash se duhet (pastruar vendi nga radikalet) dmth, jeni Ju ata qe myslimanet shqiptar i konsideroni radikal fetar, une nuk thash se duhet pastruar nga muslimanet. Ju pra me kete reagim Islamin e konsideroni si fanatizëm. Nëse ju e pranoni se jeni radikal fetarë dhe kërkoni nga shteti që te me arrestojnë mua se jam kunder radikalëve fetar atëherë jeni duke besuar se radikalizmi fetar qenka në mbrojtjte të shtetit të Kosovës!