Reagon ambasada britanike: Shpallja e konkursit për Kryeprokuror pa mbështetjen tonë ishte vendim befasues

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka marrë vendim për shpallje të kandidaturës për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Lidhur me këtë ka reaguar ambasada britanike, të cilët e kanë quajtur këtë vendim befasuses.

Kjo pasi sipas tyre, ky vendim u shpall pa mbështetjen e tyre.

“Ambasada Britanike ka vite që mbështet Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK). Së fundmi, kemi ofruar mbështetje edhe për rekrutimin e pozitës së Kryeprokurorit të Shtetit. Përderisa ne ishim duke pritur përgjigje nga KPK, vendimi i djeshëm për ta shpallur pozitën pa mbështetjen tonë, ishte befasues”, thuhet në postimin e tyre në Facebook.

Nga ambasada kanë shtuar se është humbur një mundësi e mirë për të dëshmuar transparencë.

“Edhe përkundër faktit se një mundësi për të dëshmuar partneritet dhe transparencë u humb, presim që KPK të zhvillojë proces rekrutues të mirë, transparent dhe meritor”, thuhet në postimin e Ambasadës britanike.