Reagon Ahmeti: Isha në ankth se mund të kishte më shumë raste…

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas publikimit të 14 rasteve të reja me koronavirus në Kosovë ndërsa vet 1 në Prishtinë, ai ka thënë se ishte frikësuar se mund të kishte raste me shumë.

Ahmeti ka bërë të ditur se në Prishtinë ishin testuar 58 persona nga të cilët vetëm një ka rezultuar pozitiv.

Ai është treguar i sinqertë duke thënë se ishte në ankth se numri mund të ishte më i madh për arsye të tri rasteve të reja që u paraqitën dje në Prishtinë.

Statusi i plotë:

Nga përafërisht 200 teste, 14 raste të reja në Kosovë.

Nga 58 teste në Prishtinë, 1 rast i ri.

Me ju tregu të drejtën, ishim në ankth se do të jetë numër më i madh, për shkak të rasteve dje. Tani natyrisht vetëizolim për të testuarit deri ta kalojnë edhe periudhën e inkubimit.

Shpresojmë ta ndalim përhapjen e rasteve dje jo veç në Prishtinë por në krejt Kosovën. Virusin ende nuk e kemi mund përfundimisht.