Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pasi Naser Gashi i njohur edhe me emrin Naser Qeli, të shtunën e javës së kaluar, ka thyer derën e hyrjes së Gazetës Express dhe ka kërcënuar gazetarët e Express lidhur me një shkrim të publikuar.

AGK-ja e konsideron të paprecedentë një sulm të tillë dhe u ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që të merren me rastin.

“Hyrja me dhunë në redaksi dhe kërcënimi me vrasje në drejtim të gazetarëve për AGK-në janë veprime të pa precedent që duhet të trajtohen me seriozitet të lartë dhe ta marrin dënimin e merituar”, thuhet në reagim.