Reagon Abazi: Thaçi e Mustafa po dalin të jenë anti-shtet, anti-kushtetues, ndërsa për Hotin flasim kur kalon Covid-19

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, po dalin të jenë anti-shtet, anti-kushtetues, anti-kombëtar, anti-amerikan dhe anti-evropian.

Përmes një postimi në Facebook, Abazi thotë se për zëvendësministrin Hoti do të flasë kur kalon virusi korona.

“Thaçi dhe Mustafa po dalin të jenë antishtet, antikushtetutes, antikombëtar, antiamerikan dhe antievropian. Për Hotin flasim një ditë tjetër, kur kalon COVID-19”, ka shkruar Abazi.