Reagojnë “Plisat”: Nuk i therem me thika tifozët e Llapit, ata u përplasën ndërmjet veti

Pas lajmit të dhënë nga klubi i Llapit se tifozët e Prishtinës “Plisat” i kanë therrur me thikë gjashtë tifozë të “Legjendave”, kanë reaguar “Plisat”.

“Pasi pamë lajmin se në media po qarkullojnë titujt me shkrimet “Plisat therrin 6 tifozë të Llapit”, duam të theksojmë se të gjitha këto janë gënjeshtra, Plisat si grup nuk janë të përfshirë në këto ngjarje. Sipas informatave që kemi tifozët e Llapit kanë pas mosmarrëveshje mes veti shkaku i autobusave”, ka thënë lideri i “Plisave”, Albert Kastrati i njohur si Tigri, shkruan Ballkani.info.

Llapi thotë se 6 tifozë të kësaj skuadre janë therrur me thikë nga “Plisat”

Pas ndeshjes mes Prishtines dhe Llapit, ku kryeqytetasit fituan me rezultat minimal 1-0, situata ka eskaluar mes tifozerive.

Udhëheqësi i tifogrupit llapjan “Legjendat”, Bajram Bejtullahu, ka thënë që 6 tifozë të Llapit janë sulmuar nga “Plisat” dhe janë therur me thikë.

“Marre për juve, marrë për mirëkpritjen tuaj” ka shkruar mes tjerash Bejtullahu në rrjetin e tij social në Facebook. /Ballkani.info/