Reagojnë nga Vetëvendosje: Albin Kurti do të jetë kryeministri më i votuar

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që shpalli jo kushtetuese Qeverinë Hoti dhe po çon vendin në zgjedhje, thekson se personat e dënuar me vendim të formës së prerë në tre vitet e fundit, nuk mund të garojnë për deputet në Zgjedhje

Sipas këtij vendimi edhe kreut të VV-së, Albin Kurti i ndalohet kandidimi për deputet në zgjedhje.

Rreth kësaj çështje ka shkruar Arbërie Nagavci nga VV, e cila ka thënë se Kurti do të jetë kryeministri më i votuar.

“Miq,
Mos u brengosni. Albin Kurti do të jetë Kryeministri më i votuar.
Ruani shëndetin dhe energjinë, na presin shumë punë e beteja të reja për të fituar. Bashkë!”, ka shkruar shkurt ajo.