Këshilltari i presidentit, Adil Behramaj ka raguar pas heqjes së rrethojave në oborrin e qeverisë ku ka thënë se Vetëvevdosje po ua hapë shteguan militantëve të saj.

Behramaj ka thënë se Albin Kurti në shenjë pakënaqësie ndaj politikës amerikane, me heqjen e rrethojave të Qeverisë e paska kënaqur egon e tij dhe ua paska hapur shtegun militantëve të tij.

Ky është reagimi i plotë i tij:

Kurti në shenjë pakënaqësie ndaj politikës amerikane, me heqjen e rrethojave të Qeverisë e paska kënaqur egon e tij dhe ua paska hapur shtegun militantëve të tij. Egon e tij duke i hequr shumicën e flamujve amerikanë nga rrethojat. Kurse, hapjen e shtegut për militantët e tij, për t’iu krijuar qasje që ta djegin Qeverinë e udhëhequr nga një kryeministër i ri.